Trump nis fushatën presidenciale javën tjetër, do të shpallë kandidaturën me 15 nëntor në Florida
Ish-presidenti Donald Trump do të shpallë zyrtarisht kandidaturën javës tjetër, e vlefshme për zgjedhjet e 2024-s. Disa aleatë të republikanit thonë se Trump ka planifikuar edhe takimet se ku do të mbajë tubimet e tij në dy vitet e ardhshme, ndërsa mbështetja për demokratët vijon të bjerë.
Ish-presidenti, Donald Trump, duket se do të zemërojë shumë zemra demokratësh dhe do të inkurajojë miliona republikanë përmes asaj që ai e ka quajtur një njoftim shumë i madh.
76-vjeçari mesa duket do të nisë edhe zyrtarisht përpjekjet për të ardhur sërish në pushtet në vitin 2024.
Duke iu adresuar mbështetësve të tij në Dejton në Ohio mbrëmjen e së hënës, Trump deklaroi se ai do të zbulonte një lajm me rëndësi nga shtëpia e në Florida.
Trump: Unë do të bëj një njoftim të madh në 15 nëntor në Mar-a-Lago në Florida.
Edhe pse nuk bëri ndonjë saktësim në lidhje me deklaratën e tij, komentet e tij vijnë pasi mediet vendase raportuan se Trump mund të shpallte kandidaturën e tij në 14 nëntor 2024.
Sipas personave familjarë me çështjen, skuadra e Trump planifikon të mbajë një sërë tubimesh politike për të promovuar fushatën e cila ndjek njoftimin, megjithëse planet ende nuk janë finalizuar.
Megjithatë disa aleatë të Trump thuhet se kanë filluar me rezervimin e shteteve të tubimeve politike të ish-presidentit.
Ish-menaxherja e fushatës së Trump, Kellyanne Conway, i tha së fundmi gazetarëve që ish-presidenti është përmbajtur nga një njoftim më herët për të shmangur heqjen e vëmendjes nga zgjedhjet afatmesme të së martës.
Një rikthim në politikën presidenciale nga Trump do të ngjallë polemika, ndërsa ish-presidenti u përball me dy tentativa për shkarkim gjatë mandatit të tij të vetëm në zyrë dhe një sërë kritikash dhe akuzash nga kundërshtarët demokratë shumë prej të cilëve vijojnë të fajësojnë 76-vjeçarin për trazirat në Kapitol në 6 janar të vitit të kaluar.
