Javës tjetër nis samiti i polarizuar i G20, Biden dhe Xi konfirmojnë pjesëmarrjen

17 krerë shtetesh mes tyre presidenti Biden dhe ai i Kinës kanë konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e G20-s në Indonezi. Ndërsa s’ka ende asnjë njoftim nga presidenti Putin dhe Zelenksi, kreu i shtetit të Indonezisë thotë se lideri ukrainas mund të marrë pjesë virtualisht.

Presidenti Joe Biden dhe ai i Kinës, Shi Xhinping raportohet se do të marrin pjesë në samitin e G20 në Bali.

Presidenti i Indonezisë Xhoko Xhokovi Vidovo konfirmoi prezencën e tyre dhe të 17 krerëve të shteteve në samitin e 15 dhe 16 nëntorit.

"Po, 17 janë konfirmuar për të marrë pjesë në samitin e G20".

Ai pretendoi se numri i shteteve që kanë konfirmuar prezencën është i madh, sepse në pozicione normale, numri i pjesëmarrjes në samitin e G20 është zakonisht 17-18 shtete.

"Situata është anormale, bota është në vështirësi. Nëse pjesëmarrja arrihet, mendoj se është shumë gjë e mirë".

Ndërkohë, lidhur me prezencën e presidentit Putin dhe Zelenskit, Ëidodo tha se prezenca e dy liderëve në konflikt mbetet e pacaktuar.

"Ata thanë se do të jenë prezent në varësi të kushteve. Por nëse nuk ka mundësi, atëherë presidenti Zelensky do të marrë pjesë virutalisht".

Ministrja e Punëve të Jashtme të Indonezisë tha se niveli i pjesëmarrjes së liderëve botërorë në samitin e G20 do të jenë tepër i lartë.

Sipas saj, të ftuarit do të nisin mbërritjen në Bali në 13 dhe 14 nëntor dhe do të ikin nga kryeqyteti kur samiti të përfundojë në 16 nëntor.