Zbulohet tuneli i gdhendur në shkëmb, konsiderohet si një 'mrekulli gjeometrike'

Një tunel i gdhendur nëpër shtresa shkëmbi është zbuluar nën tempullin e lashtë të Egjiptit Taposiris Magna, i cili mund të çojë në varrin e humbur prej kohësh të Kleopatrës.

Tuneli shtrihet për më shumë se 43 metra nën një tempull të lashtë.

Arkeologia Kathleen Martinez e Universitetit të San Domingos ka qenë e bindur për më shumë se një dekadë se faraoni i fundit i Egjiptit Kleopatra dhe i dashuri i saj Mark Antony u prehën brenda tempullit dhe është e sigurt që tuneli mund të jetë rruga drejt këtij zbulimi. 

Tempulli Taposiris Magna, emri i të cilit do të thotë 'varri i madh i Osiris', ndodhet pranë qytetit egjiptian të Aleksandrisë, dikur kryeqyteti i vendit. 

Martinez tha se gjetja e eshtrave të faraonit të fundit të Egjiptit do të ishte "zbulimi më i rëndësishëm i shekullit të 21-të".

Zbulohet tuneli i gdhendur në shkëmb, konsiderohet si një

Zbulohet tuneli i gdhendur në shkëmb, konsiderohet si një