Teksa gazetari raporton vjedhjet papagalli i “vjedh” kufjen, shikoni videon

Nicolas Krumm, një gazetar i televizionit Chilevision në Kili, teksa bënte një lajm mbi rritjen e numrit të vjedhjeve, një papagall i ndalon mbi sup.

Teksa gazetari bën me shenjë që ta largojnë, papagalli dallon kufjen e gazetarit në vesh, e merr me sqep dhe fluturon prej aty.

Gazetari i cili u habit nga një ndodhi e tillë, më vonë raportoi se papagalli pas disa sekondash e hodhi kufjen.