“Kam veshur fustanin e mamit” ja çfarë tregon Eglein nga skeçet e tij

Eglein Laknori është aktori komik i dashur nga publiku i cili ka mimik të paparë. Ai ka shumë karaktere në listën e tij të interpretimeve që bën.

Ironinë dhe sarkazmin e tij pak njerëz e zotërojnë madje mund të themi se është dhe frymëzim për aktorë të tjerë.

Në emisionin “Why not? ” në RTV ORA me moderatoren Roza Lati, Egleini komentoi disa foto të tijat. Një ndër to ishte një foto me këngëtaren Eneda Tarifa.

Fotoja ishte bërë në një aktivitet në festën e fundvitit.

Ai tregoi se fustanin që kishte veshur ia kishte marrë mamasë së tij.

Eglein Laknori: Këtu jam me Eneda Tarifën. Shiko sa e ka gjuhën si kollare. Shihe! Kemi qenë në një aktivitet bashkë në një nga këto kompanitë që bëjnë festën e fundvitit, unë isha moderatori kurse enda këndonte. Është fustani i mamit. E ka pasur dikur e kam veshur unë. Ja kam marrë mamit ose Anës. Mamit i marr rroba kur bëj ndonjë aktivitet në punë ndonjë korse ndonjë gjë.