Eglein Laknori tregon për eksperiencën brenda vilës së Enver Hoxhës

Përpos humorit dhe aktrimin diçka që veçohet kur bëhet fjala për aktorin Eglein Laknori është dhe “Rock the Dictator” i cili është bërë nga nga Renis Gjoka.

Eglein tregoi se ka qenë pjesë e koncertit të Renis Gjokës ku e ka shoqëruar dhe me dy këngë.

Në emisionin “Why not” Eglein Laknori tregoi më shumë rreth këtij koncerti i cili u zhvillua brenda vilës së  Enver Hoxhës.

Eglein Laknori: Ishte shumë koncert i mirë. Brenda ishte shumë bukur për hir të së vërtetës dhe të vjen shumë çudi që në atë kohë që është ndërtuar ajo të ketë gjëra që dhe sot për kohën janë moderne. Për shembull çelësat e dritave ishin të njëjta me ato që kemi sot. Ka pasur shije, ka pasur shije.