Xhafer Thaqi i propozon me ulërima Ester Bylykut për martesë në mes të emisionit: Shokohet moderatorja, ja si ju përgjigj
Mbrëmja e së premtes në emisionin 'Glamour Zone', ka qenë e mbushur me surpriza.
Ish-konkurenti i përputhen, Xhafer Thaqi i ka propozuar për martesë në mes të emisionit, moderatores Ester Bylyku.
Ai i ka kërkuar 'me ulërima', përpara të gjithë shqiptarëve që ajo të bëhet nusja e tij, madje e ka ftuar menjëherë që të shkojë në Kosovë, të takohet me familjen e tij dhe të jetojnë atje.
Pjesë nga biseda:
Ester Bylyku: Nëse do kishe mundësi të martoheshe me një nga vajzat e shoë bizit shqiptar, cila do ishte dhe pse?
Xhafer Thaqi: E kam përballë atë vajzën.
Ester Bylyku: Ne kemi mendime të ndryshme. Do vriteshim 24/7 (qesh)
Xhafer Thaqi: S'ka problem. Do t`i përputhim ato mendime
Më pas Xhaferi e pyet moderatoren përpara të gjithë shqiptarëve me ulërima: A DO TË BËHESH NUSJA IME?
Për të ndjekur momentin e plotë të propozimit, klikoni videon e mëposhtme:
