'Vajzat e Përputhen bëjnë takime me lekë', Xhafer Thaqi zbulon aplikacionin ku njihen me 'Bossët'

Tashmë është bërë 'e modës', që shumë vajzat synojnë të bëhen të njohura në televizion, vetëm që fama t`i hapi rrugën me pasanikët.

Por këtë teori e ka vërtetuar së fundmi një ish-konkurent i Përputhen Xhafer Thaqi. I ftuar në emisionin 'Glamour Zone', ai tha për moderatoren Ester Bylyku, se disa ish-konkurente të Përputhen, janë berë pjesë e një aplikacioni me pagesë, ku njihen me 'Bossët'.

Ai u shpreh: 'Më rregjistruan njëherë shokët e mi me shaka në këtë aplikacion. Papritur shoh një vajzë që ka qenë te Përputhen dhe është shumë e famshme. mendova mos ishte adresë fallco, por ajo kishte shënuar të gjitha të dhënat e saj, përfshirë Instagramin dhe Snapchatin. Ai është aplikacion +18, që meshkujt duhet të paguajnë që të takohen me këto vajza.