Sherr masiv në kampin e emigrantëve, Dail Mail: Shqiptarët u përleshën me thika, situatë kaotike
Në kampin i cili është sajuar për qëndrimin e përkohshëm të emigrantëve situata nuk duket aspak mire. Sipas mediave angleze përveç mbipopullimit së fundmi kanë filluar edhe përleshjet fizikë si dhe me mjete të ftohta mes refugjatëve
Gazeta Daily Mail i ka kushtuar sërish vëmendje situatës së refugjatëve të cilët përmes detit futën në Britani.
Sipas tyre në kampi i cili është sajuar për qëndrimin e përkohshëm të tyre të quajtur Home office është mbi populluar dhe se situata atje është kritike.
Mediat angleze tregojnë se kampi atje të ngjason me skenat e ish qytetit të xhunglës në Calais e ndërsa personat që kanë qenë brenda kampit tregojnë se prej të enjtes kanë shpërthyer përleshje mes shqiptarëve dhe eritreanëve.
“Për këtë arsye Një numër i vogël ushtarësh është stacionuar brenda kampit për të ndihmuar në ruajtjen e rendit. Sipas burimeve brenda kampit thonë mediat pritet që emigrantët nisin ndonjë grevë në ditët e ardhshme. Emigrantët kanë sulmuar zyrtarët e Forcave Kufitare dhe personelin e sigurisë, të cilët janë të frikësuar”, thuhet më tej në shkrim.
Ky kamp i cili është i hapur një vit më parë mund të strehojë një maksimum prej 1600 personash për disa ditë teksa identitetet e tyre kontrollohen përpara se të ristrehohen.
Megjithatë, shifra tani ka arritur në 3,000 pas rritjes së numrit të emigrantëve që kalojnë Kanalin.
Ministria e Brendshme besohet se ka sugjeruar ngritjen e tendave në parqet e Londrës për të strehuar emigrantët pasi këshillat rajonalë refuzuan një apel urgjent nga qeveria për të marrë një pjesë në lehtësimin e krizës.
Sipas Daily Mail i gjithë kampi Manston është i padisiplinuar dhe i rrezikshëm. Forca kufitare dhe ekipet e sigurisë që punojnë brenda nuk mund të përballojnë volumin e njerëzve.
“Gjërat po përkeqësohen nga dita në ditë. Shumë emigrantë janë arratisur”.

