E trishtë: Shumica e të vdekurve për Halloween në Seul adoleshentë ose në të njëzetat
Të paktën 151 persona janë vrarë gjatë një rrëmuje në kryeqytetin e Koresë së Jugut dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Dyshohet se numri i të vdekurve mund të rritet pasi 19 persona në mesin e atyre 82 që po trajtohen për lëndime janë në gjendje kritike.
Shumica e atyre që vdiqën ishin në adoleshencë dhe në të 20-at të cilët kishin dalë në rrugë për të festuar Halloween-in.
Të vdekurit përfshijnë edhe 19 të huaj, tha Choi Seong-beom, shefi i departamentit të zjarrfikësve të Seulit në Yongsan.
Më shumë se 1700 personel të shërbimeve të urgjencës u vendosën në rrugë për të trajtuar të plagosurit, duke përfshirë të gjithë ata që ishin të disponueshëm në Seul.
Ndërkohë, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol është fotografuar duke u informuar në vendin e ngjarjes.
Kjo vjen pasi ai deklaroi se Koreja e Jugut kishte hyrë në një periudhë kombëtare zie.
