Arba Gramo: Në Shqipëri, burrat mund të tradhëtojnë gratë e kanë fajin
Në emision e mëngjesit “Ditë e Re”, RTV Ora ishin të ftuara sipërmarrësja Arba Gramo, avokatja Aurora Marku dhe Floresh Bregasi për të diskutuar për shkaqet që ndikojnë në shkatërrimin e një marrëdhënieje dhe si pasojë sjelljen më pas edhe të divorcit.
Sipërmarrësja Arba Grama është shprehur se problem nis që në mënyrën se si jemi edukuar që në gjeneze, sidomos vajzat dhe gratë.
“Unë mendoj që jemi edukuar keq që në hapat tanë të parë pasi na është mësuar se duhet të zgjedhim një partner dhe të qëndrojmë gjithë jetën me të. Madje kemi edhe raste kur thuhet se duhet të qëndrosh gjithë jetën me atë partner për shkak të fëmijëve. Ajo që gjykohet më tëpër për prishjen e familjes është gruaja në mentalitetin tonë shqiptar.
E dëgjojme shpesh që nëse një grua zgjedh të ndahet, faji bie mbi të. Mendoj që nëse në një marrëdhënie partnerët nuk merren vesh me njëri-tjetrin, atëherë duhet të ndahen pasi kjo nuk i sjell asnjë të mirë familjes dhe fëmijëve. Edhe se në realitetin shqiptar, fëmijët janë justifikimi për të ruajtur një marrëdhënie që ka dështuar.
Pikërisht se duhet të kujdesesh për fëmijët dhe shëndetin e tyre mendor duhet të ndahesh pasi zënkat e tepërta nuk sjellin asgjë të mirë në familje. Edhe në rastin tim jam e sigurt që mua më bëjnë fajtore për ndarjen. Ky është mentaliteti shqipar."
Edhe Floresha Bregasi ka ndarë historinë e saj personale të divorcit duke thëne se ka qenë një periudhe e vështirë në jetën e saj për shkak të paragjykimeve.
“Me thënë të drejtën e endërroja të ndahesha, por nuk po gjeja ende guximin për t’a bërë një gjë të tillë. Kishte shumë zënka, mosmarrëveshje, pra ishte kthyer në një marrëdhënie totalisht toksike, e cila nuk mund të rregullohej. Në raport me fëmijët kam qenë gjithmone e kujdesshme t’ia shpjegoj situatën në atë formë që mos t’i lëndoj, por t’i informoj. Nuk kam dashur kurrë ta shohin figurën e babait si një qënie të urryer. Mami dhe babi do ndahen pasi nuk merren vesh dhe ti do t’a kuptosh më mirë kur të rritesh. Para se të merrja vendimin për t’u ndarë më vriste shumë ideja që do më paragjykonin, por vëllai i vogël ishtë mbështëtja ime më e madhe. Jam me fat që e gjithë familja më kanë mbështëtur, pasi nuk ndodh gjithmonë kështu"
E pyetur nga moderatorja e emisionit Arjola Sehu se cilat janë historite më të dhimbshme të ndarjeve në Shqipëri, avokatja Marku ka ndarë me publin rastin e një djali 15-vjeçar.
“Raste të divorceve për shkaqe të ndryshme si tradhëtia kam trajtuar shpesh , por një rast që e kujtoj edhe sot është rasti i një familjeje , ku gruaja dhunohej nga bashkëshorti. Ka shumë familje që kanë të njëjtin problem, dhunën si arsye divorci , por fëmijët nuk janë gjithnjë dakort me vendimmarrjen e mamasë, madje ndonjëherë janë kundër.
Një djale 15 vjeçar i kishte kërkuar mamasë që dhuratë për ditëlindjen t’i bënte divorcin nga babai i tij , pasi ai e dhunonte vazhdimisht bashkëshortën. Në raste te tilla dhune është mirë që të jepet një mesazh fuqizimi për gratë që të marrin vendime për të ruajtur shëndetin mendor të fëmijëve të tyre. Pra, djali ishte aq i traumatizuar gjithe ato vitë , prandaj i kërkoi ndarjen mamasë. Shihte dhe dëgjonte çdo ditë sesi mamaja e tij dhunohej dhe e vetmja gjë që mund t’a bëntë të lumtur ishte ndarja .”
Të pyetur nga moderator Arjon Muça nëse kanë ndryshuar pamjen pas ndarjes, nëse janë fuqizuar apo lënduar , gratë kanë thënë që divorci për një grua në Shqipëri është shumë I vështirë dhe do gjykohesh nëse kuron pamjen tënde.
“ Kam ndryshuar shumë herë flokët. Në fakt, gjithnjë kam eksperimentuar me flokët, por edhe ndarja mund të ketë ndikuar. Nëse një grua pas divorcit kujdeset për veten, sepse e ka kuptuar fuqine dhe vlerësimin për vetvetën , të cilin e kishtë lënë në harrësë, do gjykohet nga shoqëria. Fjalia “ajo po kërkon burrë” dëgjohet shpesh. Fundja, çfarë të keqe ka të kërkosh bashkëshort tjëter? Meqë një lidhje nuk funksionoi nuk ke të drejtë të martohesh sërish? Kjo mua me duket absurd"-Arba Gramo
Edhe Floresha Bregasi ndan të njëjtin mendim me sipërmarrësen Arba Gramo, por thotë që i duhej kohë të shërohej.
“Unë ëndërroja të ndahesha psi nuk funkiononte më ajo marrëdhënie, por kjo nuk do të thotë që nuk e kam vuajtur atë fazë të jetës. Më duheshin dy vite për t’a kapërcyer atë fazë, për t’a pranuar dështimin dhe për të rënë në paqe me paragjykimet. Nuk është e lehtë në realitetin shqiptar.”
