A i bën dëm shoqërisë një njeri i pamartuar? Spartak Ngjela ka një përgjigje pikante për këtë

Spartak Ngjela ishte i ftuar special në D-Night në Rtv Ora, një personazh i cili shkakton zhurmë në çdo studio televizive.

I shquar për deklaratat e dhëna dhe gjithmonë gati me një përgjigje për çdo pyetje të bërë, mund të themi padyshim se ai bën diferencën nga shumë personazhe të medias.

Secili nga ne ka pengjet e tij në jetë, por a jeni kurioz të dini se cili është pengu i Z.Ngjela?

Dajana Shabani: Ju e dalloni shumë mirë të bukurën dhe komplimente për shijet që ke, por ama nuk jeni martuar asnjëherë. Është një e keqe e domosdoshme ka thënë dikush?

Spartak Ngjela: Ju do të thoni…je penduar? Që t’a dish unë jam monogam dhe e njoha veten time që e konsideroj dashurinë mobilitet permanent, pra një lëvizje permanented he do të humbisja lirinë.

Për lirinë time individuale kam hequr dorë nga tradita normale e shoqërisë. Por, nuk i kam bërë ndonjë dëm shoqërisë, përkundrazi i kam dhënë mendime siç thoni ju, pra mendime të vlefshme për zhvillim.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: