Xi i premton Kinës ‘mrekulli që do të mahnisë botën'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2022, 16:44
Sukseset e arritura në shekullin e kaluar nga Partia Komuniste Kineze "ishin vërtet të jashtëzakonshme dhe, më shumë se njëqind vjet pas themelimit të saj, partia jonë është ende në kulmin e saj".
Presidenti Xi Jinping, duke mbyllur Kongresin e 20-të Kombëtar, kujtoi se "ne jemi plotësisht të sigurt dhe të aftë për të krijuar mrekulli të reja dhe akoma më të mëdha në rrugëtimin e ri të epokës së re, mrekulli që do të mahnitin botën".
Pas një shekulli përpjekjesh të mëdha, PKK-ja “po nis edhe një herë një udhëtim të ri në të cilin do të përballet me sprova të reja”.
