Rusia lëshon 36 raketa gjatë natës në 'sulm masiv' ndaj Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2022, 16:27
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia lëshoi 36 raketa në një "sulm masiv" në Ukrainë.
Në një postim në Telegram ai tha se shumica e raketave të lëshuara gjatë natës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit.
Rusia ka synuar infrastrukturën kritike si stacionet e energjisë dhe sistemet e furnizimit me ujë në Ukrainë gjatë javëve të fundit.
Zelensky shtoi:
“Për të gjithë punëtorët dhe shërbimet e energjisë që aktualisht po punojnë në vendet e ndikimit dhe restaurimit të infrastrukturës sonë. Ju jeni heronjtë tanë!”
