Kërkuan të depozitonin para me fytyrën e Trump, çifti tërbohet kur banka nuk ua pranon
Një arkëtare amerikane i një banke ka shpërthyer në të qeshura pasi një çift u përpoq të shkëmbente 'Trump Bucks' me para.
Çifti shkuan pranë bankës ku ajo punon me një kartëmonedhë me fytyrën e Trump-it. Por, pa e ditur se ' Trump Bucks' janë të pavlefshme.
“Një çift sapo hyri duke dashur të arkëtonte këtë dhe pretendoi se ishte ar i vërtetë”, tha ajo në faqen e mediave sociale.
Fillimisht ajo qeshi me kërkesën e çiftit pasi mendoi se po talleshin. Kur ajo e kuptoi se ata nuk po talleshin, situata u bë shumë e sikletshme.
Pasi u thanë atyre se 'Trump Bucks' nuk ishte diçka e vërtetë, ata i thanë asaj se ishte dhe se ata 'e morën nga vetë Donald Trump'.
Gruaja përfundimisht duhej të merrte mbikëqyrësin e saj për të zgjidhur situatën e sikletshme, i cili u sqaroi se bëhej fjalë për një kartëmonedhë false.
