Zelensky: Rusia vonon eksportimin e drithërave ukrainase

Presidenti Ukrainas Vladimir Zelensky, thotë se Rusia po pengon qëllimisht eksportet e drithërave nga Ukraina. Sipas Presidentit ukrainas, këto vonesa po bëhen shakak për krizën ushqimore në botë.

"Përpjekjet për të eksportuar drithëra po bëhen gjithnjë e më të tensionuara këto javë. Armiku po bën gjithçka për të ngadalësuar eksportet tona ushqimore. Besoj se me këto veprime Rusia provokoi qëllimisht krizën ushqimore, duke e bërë atë aq akute sa në gjysmën e parë të këtij viti”.

Sipas raportimit të CNN TURK, Zelensky shtoi se mbi 150 anije të ngarkuara me drithëra janë në pritje për tu nisur.
 
"Sot, më shumë se 150 anije presin të përmbushin detyrimet e tyre kontraktuale për furnizimin e produkteve tona bujqësore. Kjo është një radhë artificiale. U shfaq vetëm sepse Rusia bllokoi qëllimisht kalimin e anijeve. Fakti që anijet që transportojnë ushqime janë në rradhe cdo ditë, shkaktojnë probleme sociale dhe ekonomike në vendet që konsumojnë prodhimet tona bujqesore, e kjo do të thotë rritje e tensionit politik. Disa nga vendet ku eksportet e ushqimeve janë vonuar për shkak të Rusisë jane Egjipti, Tunizia, Algjeria, Maroku, Libani, Iraku, Kina , Bangladeshi dhe Indonezia.
Partnerët tanë, OKB, Turqia dhe të tjerë, janë të informuar për situatën. Për shkak të vonesave të Rusisë, ne kemi eksportuar 3 milion ton ushqime jo të plota. Ky është vëllimi i konsumit vjetor prej 10 milionë njerëzve."