Menaxheri për ushqimin e akomodimin te kombëtarja e Italisë rrëfen eksperiencën në “Ora Sport”

Në Itali besimi për gatimet dhe përgatitjet e ndeshjeve i është lënë shqiptari, Petrit Malajt.

Malaj ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “RTV ORA”, ku zbuloi detaje nga puna e tij me futbollistët e Italisë.

Punën e tij dhe mbështetjen e madhe që i jep Italisë e harron vetëm në një moment, kur “axurrët” përballen me Shqipërinë, duke nisur që nga grupmoshat e deri te ekipi A.

Një shqiptari në këtë pozitë – Kjo do të thotë që ne shqiptarët jemi serioz, jemi punëtor. Kam 30 vite në këtë pozitë. Në Shqipëri kam studiuar shkollë ushtarake. Mora rrugën e emigrimit dhe me rastësi, u bëra pjesë e futbollit në Itali. Pastaj kam studiuar shumë. Unë jam menaxheri për qendrën e futbollit në Itali, për Federatën e Futbollit të Italisë. Italia ka 21 Kombëtare duke marrë moshat dhe pjesën e futbollit të femrave. Në çdo vend që udhëton Italia, jam dhe unë.

Përshendetja e Chiesas për tifozët shqiptarë – Kur Itali u shpall kampione e Europës, i thash unë që ti përshëndeste.

Me kë do të bëj tifoz te Shqipëri-Itali?Po unë jam profesionist, por zemra dhe gjaku im është shqiptar. Ka qenë një rast kur ndeshej Shqipëria dhe Italia me moshat U-19. Kam ndihmuar Shqipërinë, i kam ardhur mbrapa më tepër dhe te italianët me thonin: “Ti je me ne apo me ata”. Kur më pyesnin për kë bëja tifoz, i thoja se jam shqiptar. Më përgjigjeshin se më çmonin më tepër.