Courtouis nuk arrin të gëlltisë "zhvlerësimin" që iu bë në Topin e Artë

Thibaut Courtouis fitoi çmimin "Lev Yashin" si portieri më i mirë i sezonit të kaluar por gardiani belg duket se nuk është i kënaqur me kaq.

Në përfundim të ceremonisë së zhvilluar në Paris, numri 1 i Realit të Madridit, shumë vendimtar në sezonin e "Los Blancos" thumboi organizatorët duke shprehur hapur pakënaqësinë që ai ka ndaj faktit që në klasifikimin final u rendit në vendin e shtatë. 

"Nuk po them që do të fitoja Topin e Artë por ku ti ndihmom skuadrën të fitojë Champions dhe La Ligan falë pritjeve të tua dhe arrin i shtati? Nuk e kuptoj...nuk jam as në podium".

Shumë i qartë belgu në qëndrimin e tij publik, duke lënë të kuptohet se priste diçka më shumë, ndoshta edhe vendin e dytë në një garë rë drejtëpërdrejtë me shokun e skuadrës, Karim Benzema.