Nis viti i ri akademik: Studentët në auditore, pedagogët në protestë

Ka filluar sot viti i ri akademik për të gjtihë studentët e arsimit të lartë në Shqipëri.

Pavarsisht kësaj, duke se kjo ditë nuk do të jetë si çdo vit, pasi kësaj rradhe në auditore do të mungojnë pedagogët.

Ata kanë paralajmëruar se do të paraqiten në universitete nga ora 08:00-10:00 për tu prezantuar me studentët e vitit të parë dhe më pas do të bojkotojnë mësimin, duke vijuar protestën e tyre në oborret e fakulteteve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sa i takon protestës së pedagogëve studentet i mbështesin, por thonë se nuk do tu bashkohen.

Andela, studente në vitin e parë në fakultetin e Mjekësisë u paraqit sot në universitet për ceremoninë e bluzave të bardha.

"Na ka ardhur një e-mail që në orën 09:00 do të zhvillohet ceremonia e bluzave të bardha, informacione të tjera nuk kemi. Për protestën e pedagogëve, mendoj se nga njëra anë ata kanë të drejtë sepse duhet velrësuar profesioni dhe mundimi i tyre, por nuk mendoj se do tu bashkohemi bojkotit të pedagogëve.

Nuk është në të mirën tonë, pasi do të të na marrin ditë nga pushimet. Nuk kemi ndërmend të bëjmë mësim deri në mes të korrikut," tha ajo.

Nis viti i ri akademik: Studentët në auditore, pedagogët në

 Nis viti i ri akademik: Studentët në auditore, pedagogët në Nis viti i ri akademik: Studentët në auditore, pedagogët në