VIDEO/ Merr flakë ndërtesa 24 katëshe me apartamente luksoze në Turqi

Një ndërtesë 24 katëshe me apartamente luksoze mori flakë pasidten e sotme në Turqi.

Videot dhe fotot po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale nga momenti kur zjarri djeg kompleksin e banimit. 

Një re e madhe tymi ka përfshirë zonën e Fikirtepesë, ndërsa në vendngjarje ndodhen një numër i madh zarrfikësish.

Ngjarja e frikshme u regjistrua pak ditë pas një shpërthimi të madh në të njëjtën zonë. 

Tre të vdekur humbn jetën nga shpërthimi javën e kaluar, i shkaktuar nga një rrjedhje gazi. 

Zjarri kishte filluar në katin e fundit të ndërtesës dhe u përhap me shpejtësi në një pallat fqinj.