Tmerr në Paris/ 12 vjeҫarja gjendet e masakruar në kuti kartoni, dëshmitarët panë një grua me të para se të zhdukej
Trupi i një 12 vjeҫareje është gjetur i masakruar më 14 tetor në një magazinë në Paris, Francë.
E mitura humbi kontaktet me familjen kur po kthehej nga shkolla, ndërsa trupi iu gjet pranë pallatit ku banonte.
Ishte një i pastrehë që rreth mesnatës raportoi në polici për një trup të futur në kuti kartoni dhe i mbuluar me rroba.
Sipas një burimi babai i saj, kujdestar i ndërtesës ku jeton familja, i shqetësuar kishte paralajmëruar gruan e tij se nuk e kishte parë të kthehej nga shkolla. Kjo e fundit kishte shkuar në polii të bënte denoncimin për zhdukjen e vajzaës.
Në faqen e saj në Facebook nëna kishte nisur një thirrje për dëshmitarë që mund ta kishin parë duke përshkruar vajzën e saj dhe rrobat që kishte veshur.
???? INFO @CLPRESSFR
— Clément Lanot (@ClementLanot) October 15, 2022
Le corps d'une adolescente née en 2010 a été découvert cette nuit dans le 19e arrondissement de Paris.
Il était dans une valise.
Elle avait disparu hier après midi alors qu'elle rentrait du collège.
La brigade criminelle est saisie de l'affaire. pic.twitter.com/gbULYp3jtT
Mediat franceze raportojnë se një banor i zonës, kur ka marrë dijeni për rastin, ka njoftuar policinë se ka qenë një grua ajo që i ka kërkuar ndihmë për të transportuar një valixhe e cila ishte e rëndë, dhe ta fuste në makinë.
Duke gjurmuar pamjet në kamerat e sigurisë të zonës përreth dhe duke ndjekur intenerarin e makinës, policia ka gjurmuar të dyshuarit.
Tre prej tyre u arrestuan gjatë natës ndërsa në mëngjes është arrestuar edhe gruaja.
