Shpërthimi në minierën turke/ Shkon në 40 numri i viktimave

Numri i të vdekurve në shpërthimin brenda minierës në Bartin të Turqisë Veriore shkon në 40, sipas raportimeve më të fundit.

Bëhet fjalë për shpërthimin e minierës turke, të ndodhur ditën e djeshme në orën 18.15 sipas orës lokale turke. Pas shpërthimit një numër i madh minatorësh mbetën të bllokuar në rrënojat nëntokësore.

Punimet për shpëtim vazhduan gjatë gjithë natës dhe u arrit shpëtimi i 58 personave. 

Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu dha detajet më të fundit për sa i përket jetëve të humbura.

"Humbjet e jetës në fatkeqësinë e minierës në Bartin arritën në 40. Ne morëm 40 dëshmorët tanë këtu dhe i dërguam në spitale. 58 nga 110 minatorët tanë u shpëtuan. Kemi një pasiguri për një nga minatorët tanë. Përpjekjet e kërkim - shpëtimit dhe përpjekjet për eliminimin e pasigurisë vazhdojnë",tha ministri.

Shkak për këtë shpërthim shihet të jetë përzierja e metanit me ajër dhe pluhur qymyri. Shpërthimi ndodhi 300 metra në tokë, në një tunel me distancë 2.5 kilometra.