Ish-supermodelja dhe vajza e saj 18 vjeçare realizojnë setin e tyre të parë së bashku
Ish-supermodelja dhe vajza e saj tetëmbëdhjetë vjeçare realizojnë xhirimet e tyre të para së bashku për një set reklamimi të të brendshmeve.
Heidi Klum dhe vajza e saj Leni janë modelet e reja të një seti reklamimi të të brendshmeve.
Supermodelja dhe vajza e saj kanë zbuluar setin fotografik të realizuar për Intimissimi, i cili i sheh të bashkuara si modele për herë të parë. Ylli 49 vjeçar dhe vajza tetëmbëdhjetë vjeçare e vendosur për të ndjekur një karrierë si modele, përveç reklamimit, dëshirojnë të vendosin dashurinë mes nënës dhe vajzës në qendër, duke i treguar publikut se së bashku ndihen më të bukura dhe të sigurta.
Heidi Klum, 49 vjeç, dhe vajza e saj Leni, 18, kanë nisur prej kohësh një rrugë paralele në botën e modës dhe të famës: dy vjet më parë ato pozuan së bashku për Vogue në Gjermani dhe shpesh shkelnin tapetin e kuq të ngjarjeve sociale së bashku të veshura me fustane të koordinuara me njëra-tjetrën.
Heidi Klum duket e vendosur të mbështesë vajzën e saj, e cila tashmë ka disa xhirime (duke përfshirë një kopertinë të Glamour Germany) dhe një përvojë të parë në pasarelë.
E lindur në vitin 2004 nga lidhja mes Heidi Klum dhe Flavio Briatore, e reja u rrit kryesisht me Seal, i cili e adoptoi zyrtarisht në vitin 2009, gjatë martesës së gjatë me nënën e saj (të dy së bashku kishin tre fëmijë të tjerë). Leni i ngjan shumë mamasë së saj, por shquhet për sytë e saj blu dhe flokët kafe . Ky xhirim i parë së bashku e shenjtëron atë si një yll modelingu në rritje.
