Scholz kërkon zgjerimin e BE: Na bën më të fortë përballë sfidave

Kancelari i gjermanisë Olaf Scholz bëri thirrje për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Gjatë fjalës në Kongresin e Socialdemokratëve Evropianë në Berlin, kreu i qeverisë gjermane tha se zgjerimi do ta bënte bllokun më të aftë përballë sfidave globale. Në një kohë që Shqipërisë dhe Maqedonisë iu refuzua hapja e negociatave dy herë radhazi pë tu miratuar vetëm vitin e fundit, Scholz bëri gjithashtu thirrje për reformimin e BE-së për autonomi ushtarake dhe heqjen e parimit të unanimitetit për vendimet në politikën e jashtme.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bere thirrje për zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt bllokut të lindjes.

Këto deklarata vijnë në kohën kur Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, procesi i negociatave iu hap pas zvarritjes së gjatë dhe në sfondin, kur Ballkani Perëndimor është nën presionin e influencës ruse, pas luftës në Ukrainë. 

Gjatë fjalimit të tij në Kongresin e të majteve evropianë në Berlin, Scholz u shpreh se zgjerimi i BE-së drejt lindjes do të ishte e favorshme dhe do të sillte fuqizimin e Unionit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE 

Ai tha se me 27, 30, 36 shtete, me më shumë se 500 milionë qytetarë të lirë dhe të barabartë, Bashkimi Europian mund të ketë peshë edhe më të madhe në botë. Kancelari gjerman u zotua se do të mbetet i përkushtuar për përmbushjen e këtij synimi. 

Ai foli gjithashtu edhe për një reformim të Bashkimit Europian duke iu referuar heqjes graduale të parimit të unanimitetit për vendimet në politikën e jashtme, por edhe në fusha të tjera si politika tatimore, pasi aktualisht shumë vendime të BE-së mund të merren vetëm nëse të gjitha vendet votojnë unanimisht. 

“Nëse aspirata jonë është një Evropë gjeopolitike, atëherë vendimet e shumicës janë një forcim dhe jo një humbje e sovranitetit", tha ai.

Gjithashtu kancelari gjerman mbështeti zgjerimin për autonominë ushtarake për BE-në. Ai bëri thirrje për koordinim në furnizimin me armëve dhe pajisje dhe krijimin e një force të reagimit të shpejtë të bllokut deri në vitin 2025.

Në një kohë kur agresioni rus në Ukrainë sa vjen dhe rritet, BE e shikon si nevojë forcat ushtarake për mbrojtje.