VIDEO/ Merr flakë burgu me të burgosur politikë në Iran, dëgjohen të shtëna me armë

Një zjarr i madh ka përfshirë Burgun Evin, Iran. 

Ne burgun i cili mban të burgosur politikë, janë dëgjuar disa të shtëna dhe një alarm.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët iranianë apo raporte nga media shtetërore mbi pamjet, të cilat u shpërndanë në mediat sociale.

"Dëgjohen të shtëna armësh nga burgu Evin dhe mund të shihet tym," tha uebfaqja e aktivistëve 1500tasvir, e cila shpërndau gjithashtu pamjet video që tregonin forcat speciale me motoçikleta që po shkonin për në burg.

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara, Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe Bashkimit Evropian që të ndërhyjnë menjëherë për të parandaluar masakrën e të burgosurve Evin. 

Rajavi u bëri thirrje njerëzve dhe të rinjve në Teheran që të nxitojnë për të ndihmuar familjet që janë mbledhur në burgun Evin për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve të të burgosurve që po përballen me zjarrin dhe të shtënat.