Biden, i surprizuar nga revolta në Iran
Ndërsa shprehu mbështetjen për gratë dhe aktivistët iranianë që po protestojnë në Iran, Biden tha se është i shokuar nga mënyra e revoltës dhe shtoi se protestat do të zgjasin për një kohë të gjatë.
Presidenti Joe Biden thotë se është shokuar nga protestat që kanë ndezur gjithë Iranin prej disa ditësh.
Ai bëri thirrje që lidershipi i Republikës Islamike t’i japë fund dhunës ndaj qytetarëve dhe tha se beson se protestat do të zgjasin.
"Irani duhet t’i japë fund dhunës kundër qytetarëve të tyre të cilët ushtrojnë thjesht të drejtat e tyre themelore. A e dini vdekja e Mahsa Aminit... unë kam bërë politikë të jashtme për një kohë të gjatë, por më habiti ajo që zgjoi në Iran. Është zgjuar diçka që nuk mendoj se do të qetësohet për një kohë të gjatë", tha Biden.
Biden shprehu mbështetjen e tij për protestuesit të cilët kundërshtojnë ndër të tjera mbajtjen e mbulesës së fytyrës.
"Dua të dini se ne qëndrojmë me qytetarët, gratë e guximshme të Iranit. Gratë duhet të lejohen të veshin çfarëdo që ato duan në emër të Zotit. Askush nuk duhet t’u thotë atyre se çfarë duhet të veshin."
Irani ndodhet në mes të një revolte popullore, që është nxitur nga vdekja në paraburgim e një vajze 22 vjeçare e cila dyshohet se u vra nga policia e Moralit në ambientet e paraburgimit në 13 shtator në Teheran pasi refuzoi të mbante hixhabin.
Me Kodin islamik në Iran, gratë duhet të veshin hixhab dhe rroba të gjera që ua fshehin figurën. Gratë iraniane nuk mund të udhëtojnë pa shoqërues meshkuj e as të bëjnë cilëndo punë.