Rikthehet festivali i dritave në Pragë
Po mbahet në Pragë Edicioni i 10-të i Festivalit të Dritave, një ngjarje që rikthehet pas një ndërprerjeje katërvjeçare. Gjithsej, këtë vit prezantohen 15 instalime në dy rrugë në qendrën historike të qytetit, mes tyre edhe një shfaqje e rrënojave të makinave të marra në luftën që shkatërroi Ukrainën.
Qendra historike e Pragës mirëpret festivalin 4-ditor të Dritave, një event që tërheq vizitorë të shumtë. Fasada e Kishës së Shën Ludmilës ndriçohet nga intalacioni i krijuar nga grupi francez AV Extended.
Ngjarja vjen pas një ndërprerjeje katërvjeçare në Náměstí Míru. Gjithsej këtë vit prezantohen 15 instalime në dy rrugë festivali - një përmes qendrës së qytetit dhe një tjetër përmes lagjeve Vinohrady dhe Vršovice , që janë pa pagesë për t'u vizituar.
Drejtori i festivalit Martin Pošta tha se edicioni "pasqyron të gjitha vlerat thelbësore të përkatësisë, bashkëpunimit dhe diversitetit" që janë pjesë e BE-së, gjë që bëri që organizatorët e festivalit t'ia kushtojnë festën e këtij viti Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së dhe Projekti “Drita për Evropën”.
Një nga artistët më të njohur çekë, Maxim Velčovský, ka krijuar një instalacion në Mariánské Náměstí që trajton luftën në Ukrainë. Vepra, e titulluar "Mundësia fizike e vdekjes në mendjen e dikujt që jeton", përbëhet nga makina të djegura të importuara drejtpërdrejt nga rajonet e shkatërruara nga lufta në Ukrainë.
Festivali përmbyllet më 16 tetor, me shfaqje që zakonisht ndodhin midis orës 19:00. deri në orën 12:00 të mesnatës.
