Babë e bijë të apasionuar në muzikë
Në emisionin “Jeto me Orën” ishin të ftuar babë e bijë, Saimir dhe Ergita Bahja, të cilët i lidh jo vetëm dashuria familjare por edhe profesioni.
Saimiri është instrumentist i muzikës së lehtë dhe asaj popullore, luan në firzamonikë, ndërsa Ergita është këngëtare.
Ergita ka marrë pjesë së fundmi në “Kënga Magjike” me këngën “Përgjithmonë”, këngë që është pritur mjaft mirë nga publiku.
Saimiri duket se është shumë i emocionuar për pjesëmarrjen e të bijës.
Në RTV ORA ai u shpreh: Ajo këndonte dhe unë dridhesha, isha brenda çdo note të saj. Nuk kanë të përshkruar emocionet, duke mos harruar ta falenderoj me krenari për nderimin artistik.
Nga ana tjerët Argita na tregoi se lidhja e saj me të atin ishte shumë e fortë dhe se ai është suportuesi dhe kritiku i saj më i madh.
“Kur bëj prova pa babin është më e lehtë, në praninë e tij nuk dua të gaboj”-tha ajo.
Për sa i përket marrëdhënies me vëllain e saj kitarist, Ergita rrëfehu se janë dy tipa të kundërt, ajo preferon muzikën moderne ndërsa ai muzikën klasike.
Në familjen Bahja, e vetmja që nuk merret me muzikë është nëna, për të cilën Ergita tha se është e ndrojtur. Por pavarësisht pasionit për muzikën, duket se Ergita nuk e ka prioritet.
“Nuk do të vazhdoj për muzikë, profesion do të kem diçka tjetër. Dua të studio stomatologji ose mjekësi të përgjithshme”-u shpreh ajo.
