Kam vendour tipsa që të mos haja thonjtë?! Ilir Beqiri habit studion

Në emisionin Dite e Re me Arjola Shehun dhe Arjon Mucen ishin te ftuar Gezim Tushi, Fatbardha Prokopi dhe Ilir Beqiri mbi temën “Veset e Shqiptarëve”.

Ilir Beqiri ish-konkurrent i Big Brother 9 theksoi se vesi i tij me i keq ishte ngrënia e thonjve. Ai theksoi në formën e një batute se kishte dy javë që kishte hequr tipsat e të ndalonte ngrënien e thonjve.

Ish konkurrenti tregon se ka ndaluar tanimë ngrënien e thonjve dhe do filloj kërciten e gishtave.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Arjola tani sa kam ndaluar të mos i haj më thonjtë, por besoj se do filloj vesin tjetër të kërcas gishtat,” tha Iliri.

Ish-konkurrenti tregoi se është njohur më shumë për publikun si një personazh që flet shumë por ai mendon se duhen limite.

“Unë njihem si një person që flas shumë, si llafazan por edhe 15 minuta pasi të kem vdekur do të cohem të them ndonjë fjalim,” tha Beqiri mes te qeshurave.

Mes të gjithash ai foli për veset e amerikaneve, të cilët janë populli që merren me thashetheme.

“Amerikanët janë popull që merren shumë me thashetheme, organizojnë festa pinë alkool dhe bëjnë vetëm thashetheme,” komentoi Beqiri.