A mund të heqim dorë nga veset që kemi, ja çfarë thotë sociologu
Në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, RTV ORA ishin të ftuar Gëzim Tushi,sociolog, Fatbardha Prokopi, influencuese dhe Ilir Beqiri, sipërmarrës për të diskutuar për veset e njerëzve.
I pyetur nga moderatori i emisionit Arjon Muça nëse vesi është i vështirë për t’u hequr, Gëzim Tushe është shprehur se asgjë nuk është e pamundur, por historia e veseve do vazhdojë.
“Vesi është zakon rutinor, pra një njeri që ka ves të pi shumë alkol, e bën këtë gjë përgjithësisht çdo ditë. Asgjë nuk është e pamundur për t’u zgjidhur, as vesi, por është e vështirë dhe kërkon kohë.
Sidomos veset që kanë lidhje me pjesën biologjike janë më të vështirat. Ajo që është tjetër problematike është vesi I bixhozit. Njerëzit humbasin shtëpinë nga bixhozi dhe në fund kryejnë vetvrasje dhe shtëpia mban gjithë barrën.
Përsa i përket veseve më normale sic është ngrënja e thonjve që e bëjnë shumë njerëz, ndodh që sapo zhduk këtë ves do shtosh një të ri pasi njeriu është e vetmja qenie njerëzore që do ketë vese deri në fund të jetës," tha ai.
E pyetur nga moderatorja e emisionit për mënyrën se si lindin veset, sociologu i njohur Gëzim Tushi e ka lidhur çështjen e veseve edhe me mënyrën e jetesës së një populli në veçanti, por edhe me evoluimin e qenies njerëzore në tërësi.
“Është e vërtetuar që sa më njerëzor të bëhet njeriu aq më shumë shtohen dhe veset.
Njeriu lind i pastër, pa kulturë, pa etikë , pa tradita , pa vese. Gjatë vitevë të jetës mëson si të jetoj në shoqëri dhe zakonet e vendit ku jeton .Gjithashtu ndikon statusi shoqëror dhe ekonomia në veset e një individi.
Per dhembull, njerëzit e pasur, që kanë mundësira financiare , në mënyrë që të largojnë strësin e përditshëm bëjnë shopping, pra blejnë produkte ose veshje që nuk I kanë të nevojshme. Në këtë rast, femrat janë më të prirura të bëjnë pazar dhe të blejnë sende të panevojshme në krahasim me meshkujt” tha ai.