"Oazi i Gjelbër" në qiell, kulla më e lartë e Singaporit është ndërthurur me florën tropikale

Në Singapor ndodhet një nga kullat më të larta, të qytet-shtetit aziatik e cila ndërthur natyrën dhe dizajnin. Bëhet fjalë për CapitaSpring, e cila ka të integruar një “oaz të gjelbër", që është hapur së fundmi për vizitorët.

Hapësirat e gjelbra janë një sfidë për çdo qytet, aq më tepër për qytetet me popullsi të dendur në botë. Ndaj sot, në qendër të Singaporit, kushdo që kërkon një park të ri për të shëtitur, duhet t’i ngrejë sytë drejt qiellit në CapitaSpring, një nga rrokaqiejt më të lartë të qytet-shtetit aziatik. Kulla e ndërtuar së fundmi, me fasadë xhami dhe alumini mbulohet me bimë dhe pemë që rriten qindra metra mbi tokë.

Kalimtarët dhe punonjësit e zyrës duhet të marrin ashensorin që të çon në këtë të ashtuquajtur "Oaz i Gjelbër" - një shteg kopshti spirale që kalon pranë pajisjeve të stërvitjes, stolave dhe tavolinave. Ky është një ndër udhëtimet më të veçanta nëpër katër kate të florës tropikale, në kullën rreth 280 metra.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Në katin e fundit të ndërtesës, vizitorët mund të shëtisin nëpër një fermë 4500 metra katrorë në çati që furnizon me fruta, perime, barishte dhe lule të ngrënshme tre restorante në vend. Një fermer urban që kujdeset për kopshtin vlerësoi se ai gjeneron 70 deri në 100 kilogramë, ose 154 deri në 220 paund, prodhim çdo muaj.

Arkitektët e përshkruajnë CapitaSpring, e cila u hap në vitin 2018, si "biofilike", një term gjithnjë e më popullor që përshkruan integrimin e natyrës dhe dizajnit. Në total, ndërtesa 51-katëshe iu jep jetë mbi 80,000 pemëve dhe bimëve në një sipërfaqe prej 90,000 metrash katrorë.

Ndërtesa është në pronësi private të gjigantëve të pasurive të paluajtshme CapitaLand dhe Mitsubishi Estate, me bankën e investimeve J.P. Morgan.