Itali/ Dhoma e Deputetëve voton sot për zgjedhjen e Kryetarit

Tym i zi në Dhomën e Deputetëve në ditën e parë të nisjes së Parlamentit të ri Italian.

Pas tre votimesh nul, deputetët do të rivotojnë për zgjedhjen e Kryetarit të kësaj dhome e sot në këtë ditë të dytë të Legjislaturës së XIX, do të jetë mjaftueshëm shumica absolute e votës së tyre. Pra 50% +1.

E bashkuar qendra e djathtë italiane ka një shumicë prej 237 votash ndër 400 deputetë që ka kjo dhomë e sot do të jetë një tjetër provë për këtë koalicion politik, që një ditë më parë pësoj përcarje pas bojkotimit të senatorëve berluskonianë.

Pas zgjedhjes qysh në raudin e parë të vottimit, të Ignazio La Russa, Kryetari i Dhomës së Senatit, një kandidaturë kjo e kërkuar fort nga Liderja e Fratelli D'Italia Giorgia Meloni, sot nis një tjetër ditë e rëndësishme për Italinë, zgjedhja e numrit 3 në drejtimin më të lartë të shtetit, kryetarin e Dhomës së Deputetëve.

Pak orë para votës partia Lidhja e Matteo Slavinit ndryshon kandidaturën për të drejtuar dhomën e ulët të Parlamentit italian e kandidon Lorenzo Fontana, nënsekretar i kësaj Partie, ish minsitër e me një pozicion të qartë kundër ligjit të abortit e martesave mes personave LGBT.

Pas provës jo të mirë të unitetit të së djathtës, në dhomën e senatit, e gjithë vëmendja politike, publike e mediatike është përqëndruar tek deputetët e Forza Italia, nëse do të jenë në sallë e a do të votojnë për kandidatin e së djathtës në krye të Dhomës së Deputetëve.

Tensioni politik është i lartë, e nga c'ka po ndodh me të djathtët është një këmbanë alarmi për jetëgjatësinë e qeverisë së re e kompaktësinë e koalicionit ekzekutiv që do të drejtohet nga Giorgia Meloni.

Pas zgjehdjes së Kryetarit të Dhomës së Deputetëve, pritet të nisin konsultimet zyrtare me Presidentin e Republikës për mandatin e qeverisë së re. E me shumë gjasa në fillim të javës së ardhshme do të kemi mbylljen e këtij procesi.