Suedi, të moderuarit bëjnë qeverinë

Sudezët kanë rënë dakord për të themeluar koalicionin e ri qeverisës. Partia që fitoi zgjedhjet, të ashtuquajturit ekstremistë të djathtë, nuk do të jenë pjesë e koalicionit. Qeverinë, edhe me pëlqimin e së djathtës, do ta formojnë të moderuarit.

Suedezët kanë njoftuar se kanë formuar koalicionin qeveritar që pritet të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Edhe pse ishin të djathtët që dolën parti e parë, udhëheqësi i partisë suedeze të të moderuarve, Ulf Kristersson, tha të premten se kishte rënë dakord për një marrëveshje me kristian-demokratët dhe liberalët për të formuar një qeveri të koalicionit të pakicës.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Partia më e madhe e krahut të djathtë në Suedi, demokratët suedezë, të cilët kanë politika kundër emigracionit, nuk do të jetë pjesë e qeverisë. Mediet suedeze njoftojnë se demokratët kanë rëndë dakord që ta mbështesin formimin e qeverisë së re të minorancës.

Kristersson, shefi i të moderuarve, u tha gazetarëve se ky mandat kërkon reforma të rëndësishme, pasi votuesit treguan me vullnetin e tyre se "ndryshimi nuk është veçse i nevojshëm, ndryshimi është gjithashtu i mundur dhe ne, të katërta partitë së bashku mund ta ofrojmë atë ndryshim për qytetarët".

Qeveria e re ka në plan që të ulë taksat, të nisë procesin e ndërtimit të termocentraleve të reja bërthamore dhe të ndërmarrë një sërë reformash të tjera.

Roli i drejtpërdrejtë i demokratëve suedezë, të cilësuar të djathtë ekstremë, në përcaktimin e politikës së qeverisë shënon një ndryshim të madh në politikën suedeze, sidomos në politikat migratore.