Gruaja i preu kokën të moshuarës dhe e futi trupin e saj në valixhe, mohon akuzat në gjykatë
Jemma Mitchell, 38 vjeç, vrau 67-vjeçaren Mee Kuen Chong dhe e futi trupin e saj brenda një valixheje blu, të cilën e tërhoqi zvarrë nëpër rrugët e Londrës për dy orë, u tha në gjykatë.
Mitchell dyshohet se kishte kërkuar 200,000 £ nga zonja Chong për të paguar riparimet në shtëpinë e saj të rrënuar në Willesden.
Pasi Chong nuk pranoi, gruaja e vrau dhe e hodhi kufomën e saj gjatë një udhëtimi vajtje-ardhje prej 500 miljesh në Salcombe në Devon në qershor 2021, u tha në gjykatë.
Ajo më pas u përpoq të falsifikonte një testament në kompjuterin e saj në mënyrë që të mund të trashëgonte pjesën më të madhe të pasurisë së viktimës, pretendon prokuroria.
Testamenti i rremë u zbulua në një kontroll në shtëpinë e të pandehurës, tha prokurorja Deanna Heer KC.
"Motivi është i qartë: paratë", u shpreh Heer.
Prokuroria pretendoi se e pandehura vrau Chong më 11 qershor 2021 në shtëpinë e saj – pasi mori me vete një valixhe të madhe blu.
Ajo u kap në kamera duke ecur nga shtëpia e viktimës me një valixhe që dukej të ishte "shumë më e rëndë" sesa kur ajo mbërriti.
Ajo po tërhiqte gjithashtu një valixhe tjetër, që i përkiste viktimës, e cila dyshohet se kishte dokumente në lidhje me çështjet e saj financiare.
Autorja më pas mori një makinë Volvo me qira dhe u kap në kamera duke vendosur valixhen e madhe blu në bagazh përpara se të nisej për në jugperëndim, ku hodhi trupin e viktimës.
Kufoma e pajetë u gjet nga pushuesit pak para orës 17:00 të vitit të kaluar më 27 qershor dhe kafka e saj u zbulua midis barishteve disa ditë më vonë.
Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi një kafkë të thyer dhe 20 thyerje të brinjëve, me shumë gjasa të shkaktuara para vdekjes.
Mitchell ka mohuar vrasjen, duke pretenduar se vdekja e Chong nuk kishte të bënte me të. Gjyqi vazhdon.
