Studimi i ri nga shkencëtarët: Peshqit e kuq kanë kujtesë të fortë
Shkencëtarët kanë vërtetuar se peshqit e kuq kanë kujtesë të fortë.
Një ekip nga Universiteti i Oksfordit zgjodhi nëntë peshq për të udhëtuar 70 cm dhe për tu kthyer sërish.
Studiuesit thanë se peshqit mund të vlerësonin me saktësi distancën.
Studimi hedh poshtë idenë e besuar prej kohësh, se peshqit kanë kujtesë të dobët.
Shkencëtarët e departamentit të biologjisë donin të zbulonin nëse peshqit kanë mënyra të lundrimit të ngjashme me kafshët në tokë.
Ata përdorën një rezervuar të ngushtë të mbuluar me një model vijash vertikale të përsëritura çdo 2 cm.
Pasi përshkuan distancën e caktuar, peshqit u nxitën nga një sinjal i jashtëm të ktheheshin përsëri në pozicionin e fillimit.
Studiuesit më pas testuan nëse peshqit do të notonin në të njëjtën distancë nëse pozicioni i fillimit ndryshohej dhe sinjali hiqej.
Ata dolën në përfundim se tetë nga nëntë peshq mbanin mend me saktësi se ku të ktheheshin, pa u nxitur nga sinjali.
Peshqit gjithashtu vazhduan të notonin në distancën e duhur edhe kur pozicioni i tyre i fillimit u ndryshua.
Sipas studiuesve, rezultatet tregojnë se peshku i kuq vlerëson distancat duke kërkuar për ndryshimin e dukshëm të modeleve në mjedisin e tij, të quajtura rrjedha optike.
Ata thanë se shumë specie tokësore përdorin rrjedhën optike për të vlerësuar distancën, por peshqit e kuq duket se e përpunojnë informacionin ndryshe.
Kafshët tokësore, duke përfshirë njerëzit dhe bletët, vlerësojnë distancat duke matur se si këndi midis syrit të tyre dhe objekteve përreth ndryshon ndërsa udhëtojnë.
Peshku i kuq duket se përdor ndryshimet e përjetuara gjatë rrugës që përshkon, thanë studiuesit.
