Sherr me thika në Itali/ Humb jetën 45 vjeçari nga Kosova, dëshmitarët panë një fugon plot me njerëz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2022, 09:05
Në Treviso, një përleshje mes disa personave ka përfunduar në tragjedi. Një 45-vjeçar kosovar ka humbur jetën gjatë natës i plagosur me thikë në një përplasje të ndodhur në qarkun e Fierës.
Viktima u godit disa herë me thikë e për shkak të plagëve nuk mundi të mbijetonte dot.
Të plagosur mbetën ehde persona të tjerë që u përfshinë në sherr, shkruan media italiane.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj historie, megjithëse nuk përjashtohet që të ketë lidhje me një rrahje të ndodhur pak ditë më parë në afërsi të kësaj zone.
Disa dëshmitarë panë përpara përplasjes, një furgon nga i cili dolën një grup njerëzish, një element që shton dyshimet se konfliktet kishin nisur më parë.