Mbeti pa prindërit pas ngjarjes ‘horror’, gjyshërit e largojnë Lidian e vogël shumë larg Greqisë

Lydia, vajza e të ndjerës Caroline Crouch dhe vrasësit të dënuar Babis Anagnostopoulos, thuhet se ndodhet në Filipine që nga mbrëmja e së dielës, konkretisht në Manila.

Sipas The Newspaper, prindërit e Caroline Crouchs morën vendimin për t'u larguar nga Greqia, duke dashur që mbesa e tyre dyvjeçare të rritet në një mjedis të sigurt, larg gjithçkaje që i kujton vrasjen e nënës së saj.

Prioriteti kryesor i Susan dhe David Crouch është Lidia e vogël dhe ata duan që ajo të rritet me familjen e gjysmë motrës së Caroline, Donna në Filipine.

Gjithashtu, prindërit e Caroline po mendojnë të ndryshojnë mbiemrin e fëmijës, ndërsa David Crouch ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që mundet që Babis Anagnostopoulos të mos e shohë sërish Lidian e vogël.

Prindërit e pilotit me urdhër të gjykatës mund të shohin Lydia për pesë ditët e fundit të çdo muaji nga ora 10:00 deri në orën 14:00. Pritet që në gjykatë të bëhet një kërkesë për të bërë komunikimin përmes Skype.

Anagnostopoulos po vuan dënimin e përjetshëm për mbytjen e 20-vjeçares Caroline para vajzës së saj 11-muajshe në maj të vitit të kaluar.

Caroline ishte torturuar dhe mbytur me një jastëk në shtëpinë e tyre në Athinë,  teksa Anagnostopoulos tentoi ta shiste si një grabitje dhe madje kishte varur qenin e çiftit Roxy në një përpjekje për të mbuluar gjurmët e tij.

34-vjeçari pretendoi se një bandë shqiptare kishte qenë përgjegjëse për vdekjen e Caroline por gjurmët e gishtave e tradhëtuan dhe iu desh përfundimisht  të pranonte vrasjen.

Avokati i Anagnostopoulos tha për The Sun se klienti i tij ishte sulmuar në një burg famëkeq të Athinës.

Në një incident, i cili u parandalua nga rojet e burgut, Papaioannidis tha se një i burgosur i kishte thënë se e kishte kërkuar dhe kishte planifikuar ta vriste.

“Raporton se ai ka thënë ‘Dua ta vras’. Kam ardhur nga një burg tjetër. Unë e kam kërkuar atë" tha Papaioannidis për gazetën.