Politologu Maloku: BE nuk mund të ketë qasje dyfytyrëshe ndaj Kosovës
Albint Maloku politolog në RTV ORA foli rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.
Maloku u shpreh se BE nuk duhet të ketë qasje të dyfytyrësisë siç ka filluar ta ketë ndaj Kosoës.
Sakaq sipas tij në rastin më të mirë me procedurë të përshpejtuar liberalizimi i vizave do të arrihet nga fundi i vitit 2023.
Albinot Maloku: BE një herë e mirë nuk duhet të ketë qasje ndaj Kosovës dhe vendeve të Ballkanit, qasje të dyfytyrësisë siç ka filluar ta ketë. Gjithë faza e përmendur duhet të marrë rrugë dhe Kosova të mos mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk ka mundësi të udhëtojë. Kosovës i ka ushtuar miliona euro prej vitesh për procedura që jepen për çështjen e vizave. Ky duhet të jetë faza përfundimtare dhe qytetarët e Kosovës të mos ndihen si qytetarë të rendit të dytë dhe çështja të përfundojë me njohjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Deri tani janë disa ‘shkallë’ që duhen kaluar drejt liberalizimit të vizave. Nëse niset tani së paku të përmbyllet brenda vitit 2023, pra të bëhet liberalizimi.
