Macron njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2022, 22:44
Franca do të forcojë Forcat e Armatosura të Ukrainës me sisteme të reja të mbrojtjes ajrore, njoftoi presidenti Emmanuel Macron të mërkurën në një intervistë për televizionin France 2.
Vladimir Putin: Çezmat e gazit mund hapen sërish në BE
12 Tetor, 22:31
“Ne do të dërgojmë radarë dhe raketa për mbrojtjen ajrore në mënyrë që të mbrojmë ukrainasit nga sulmet, veçanërisht nga sulmet me dronë”, tha ai.
Ai përsëriti gjithashtu se po shqyrton dorëzimin e armëve vetëlëvizëse shtesë CAESAR:
"Ne kemi dorëzuar tashmë 18" që nga fillimi i luftës, "ne po punojmë për dërgimin e gjashtë të tjerave, në bashkëpunim me Danimarkën," tha ai.
Pas breshërisë së fundit të bombardimeve ruse, presidenti i Ukrainës u ka kërkuar aleatëve të forcojnë mbrojtjen ajrore të vendit të tij.

