Susanne Schutz: Procesi i Berlinit nuk duhet të dublohet. Ballkani i Hapur deri tani është një nismë që funksionon në tre shtet
E ngarkuara e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor në intervistën për DW thotë se Procesi i Berlinit nuk duhet të dublohet dhe shprehet optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën
DW: Më lejoni të kthehem përsëri tek Procesi i Berlinit. Kemi dy nisma: Procesin e Berlinit dhe Ballkanin e Hapur, kjo e fundit si një përpjekje për të zbatuar Procesin e Berlinit në jetën e përditshme. A mendoni se duke operuar te dyja këto nisma rezultatet do te jene më të shpejta apo mendoni që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevoje për një mekanizëm të unifikuar bashkëpunimi?
Susanne Schűtz: Procesi i Berlinit u krijua si një platformë për të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të vepruar si një katalizator për të përshpejtuar integrimin e tyre në BE dhe natyrisht, edhe integrimin rajonal. Ne besojmë që gjithëpërfshirja e të 6 shteteve është shumë e rëndësishme. Ballkani i Hapur deri tani është një nismë që funksionon në tre shtete.
Ne jemi që gjithëpërfshirja në proces është e rëndësishme dhe që nuk duhet të ketë një dublim, por duhet punuar dorë për dore. Është shumë e rëndësishme gjithashtu që të gjitha marrëveshjet e finalizuara në nismën e Ballkanit të Hapur të jenë në përputhje me acqui-të e BE-së sepse nëse jo, më vonë o të jetë më e vështirë për t'i riformatuar sipas standardeve dhe rregulloreve të BE.
Ambasadorja Gjermane në Tirane shtoi se qeveria gjermane e kancelarit Scholz e ka marrë përsipër iniciativën e procesit të Berlinit dhe do ta vazhdojë.
"Për dy vjet Procesi i Berlinit u zhvillua vetëm në format virtual dhe këtë vit për herë të parë, do të ketë përsëri takime në nivel ministror, të ministrave të jashtëm, atyre të ekonomisë dhe punëve të brendshme. Dhe më 3 nëntor do të jetë samiti i Procesit të Berlinit, i kryetarëve të shteteve dhe qeverive. Ne do të vazhdojmë me nismat e ndërmarra në kuadër të Procesit të Berlinit, që në fillim të tij, sidomos me agjendën e ndërlidhshmërisë, ndërlidhjen e njerëzve, rinisë dhe shoqërisë civile.
Do të ketë edhe nisma të tjera si ato në energji, siguri dhe solidaritet dhe gjithashtu me vijimin e agjendës së gjelbër të BE-së. Një temë shumë e rëndësishme, në krye fare të agjendës së Procesit të Berlinit është arritja e marrëveshjes së Tregut të Përbashkët Rajonal që u hartua në vitin 2020, por që ende është duke pritur progres në 4 marrëveshjet, të cilat deri tani nuk janë nënshkruar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Por mund të them që po punojmë shumë për të kapërcyer problemet e mbetura brenda pak javëve të ardhshme, që Tregu i Përbashkët Rajonal të bëhet i aplikueshëm për të gjithë njerëzit në rajon. Jemi shumë të sigurt që do të jetë shumë i dobishëm për të gjithë: për të udhëtuar me kartat e identitetit, për të njohur diplomat profesionale dhe gjithashtu kualifikimet akademike" u shpreh ambasadorja per DW
