"350 milionë euro ndihma", masat e Maqedonisë së Veriut për përballimin e krizës
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar një paketë masash prej 350 milionë dollarë për të ndihmuar qytetarët e saj të përballen me krizën e vazhdueshme energjetike dhe ekonomike
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar masat e reja për përballimin e krizës energjitike dhe të çmimeve.
Pakoja e miratuar që kap vlerën mbi 350 mijë euro sipas kryeministri Dimitar Kovaçevski do të jetë mbështetja totale për tejkalimin më të lehtë të krizës në të gjitha sferat.
Mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve, theksoi kryeministri, mbetet prioritet.
Kovaçevski tha se askush nuk do të harrohet në përballjen e pasojave të krizës. Kryeministri nënvizoi se duhet të ketë burime energjie, ngrohje dhe energji elektrike.
Paketa e re kundër krizës përfshin mbështetje të synuar për kategoritë e cenueshme sociale, ndihmë për institucionet publike dhe shëndetësore, mbështetje për likuiditetin e kompanive dhe investime në energjinë e rinovueshme dhe projekte të efiçiencës së energjisë, tha qeveria në një deklaratë për shtyp të dielën.
Objektivi është stabilizimi i çmimeve të ushqimeve duke u ofruar edhe ndihmë bizneseve dhe qytetarëve. Për më tepër, masat do të ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe fiskal.
Inflacioni mesatar vjetor i çmimeve të konsumit në Maqedoninë e Veriut u përshpejtua në 18.7% në shtator, nga 16.8% në gusht.