Adoleshenti filmon kafshën e çuditshme: Po ushqehej me një dele të ngordhur, nuk e di çfarë ishte
Nga Ora News Përditësimi i fundit 7 Tetor 2022, 08:34
Një kampist ka pohuar se ka kapur pamjet e një kafshe që po hante me një "dele të ngordhur" në Distriktin Peak.
Josh Williams, 17 vjeç, filmoi një kafshë të paidentifikuar në një fushë pranë Jacob's Ladder të hënën, 26 shtator.
Adoleshenti tha se ishte se krijesa dukej si një mace e madhe apo si një panterë. Nuk është konfirmuar se për çfarë lloj kafshe bëhet fjalë.
"Mendoj se po ushqehej me diçka si një kafshë e ngordhur - ka shumë të ngjarë një dele," tha Williams, shkruan The Independet.