28 vjeçarja harxhon 10 mijë $ për të ndarë gjuhën përgjysmë e vendosjen e një implanti në dorë

Një fanse e modifikimit ekstrem të trupit, e cila ka shpenzuar rreth 10,000 dollarë për disa modifikime trupore, ka shokuar me ndërhyrje e fundit.

Dez Firefly dikur ishte një vajzë me fytyrë normale.

Por vitet e fundit, ajo ka transformuar pamjen e saj duke bërë disa tatuazhe dhe modifikime duke shtuar këtu dhe ndarjen e gjuhës në dy pjesë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në një video tashmë virale, vjaza nga Pasadena, SHBA tregoi procedurën e saj të re e cila përfshinte vendosjen e një implanti nën lëkurë në dorën e saj.

28-vjeçarja tha: "Nuk lëviz dhe ndihet krejtësisht normale. Në thelb është e ngjashme me vendosjen e implanteve të gjirit!

"Implanti im i dorës u instalua afërsisht tre muaj më parë. Ditët e para pata një ënjtje, por asgjë të madhe."

Ajo tha gjithashtu se arsyeja që donte ta bënte ishte thjesht sepse “i pëlqente pamja e saj”.