Tetori rozë/ Dhuroi flokët për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, Edona: Një nga momentet më të bukura të jetës
Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.
Presidentja e "Europa Dona Albania" Donjeta Zeqa dhe gazetarja Edona Haklaj të pranishme në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA folën rreth kësaj teme dhe aktiviteteve që zhvillohen në vend.
Donjeta Zeqa: Në tetor është muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, ndaj dhe aktivitetet janë më të shtuara. Jemi pranë grave për të marrë trajtimin e duhur për të bërë programe edukuese dhe informuese. Situata është shqetësuese por ne jemi aty për t’ju ardhur në ndihmë.
Edona ka ndarë dhe eksperiencën e saj ku ka dhuruar flokë për personat të cilët vuajnë nga kanceri i gjirit.
Edona Haklaj: Një ditë përpara aktivitetit vendosa të pres flokët. Ka qenë një nga momentet më të bukura gjatë gjithë jetës. Simbolika të vogla na bëjnë të ndihemi mirë. Gjithmonë kur ndiqja aktivitin e organizatës por dhe në shtëpi mendoja se nëse do të vinte një moment që do të prisja flokët do të ishte për një kauzë të tillë. Mesazhet nga gratë dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjitrit apo dhe familjarë të tyre më kanë bërë të ndihem shumë mirë.
