Festivali i lules së shpejti ndërkombëtar

Producentja Xhilda Toska në emisionin “Jeto me Orën” në Ora Neës foli rreth kompeticionit “Vip Model” në qytetin e Pogradecit si dhe aktiviteteve të tjera që pritet të mbahen në vijim.

Ajo tregon kënaqësinë që merr nga zhvillimi i këtyre aktiviteteve

Xhilda Toska: “Vip model”  sepse të gjithë të rinjtë duan të ndihen vipa. Kur vjen momenti që ndahen çmimet kur shikojmë fytyra të trishtuara ose fëmijët që qajnë është diçka delikate. Ju kam thënë ju jeni të gjithë yje por ju kam thënë ylli më i madh është ai që mëson në shkollë që përdor fjalët magjike. Kompeticioni “Mis lulja e verës” i shtohet aktiviteteve kulturore. Do të përzgjidhet bukuroshja më e bukur në qytetin e luleve, Elbasan. Këtë vit këtë festë mos ta njoh vetëm Shqipëria por dhe bota.

Fituesit e “Vip model” treguan eksperiencën e tyre në këtë kompeticion.

Xhoni Mërkuri: Ishte një aktivitet me konkurrent nga gjithë Shqipëria. Nuk e mendoja që do të fitoj por prisja të isha në finale. Për momentin kam përgjegjësi të përfaqësoj vendin tim. Kam qenë dhe jam student i talentuar. Studioj për shkenca ekonomike në Universitetin e Durrësit.

Erinda Kaça: Unë e dua modelingun. Isha e lumtur që po merrja pjesë. Fakti që fitova ishte një surprizë edhe më e bukur.