Vilma Bello: Këtë vit ka pasur rritje të ardhurash nga turizmi 16% më shumë se viti 2019
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2022, 20:53
Zv. Ministrja e Turizmit, Vilma Bello thotë se ky vit është ndër vitet më të mira të turizmit.
Në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj , Bello u shpreh se nga turizmi këtë vit ka një rritje të ardhurash 16% më shumë se viti 2019.
Vilma Bello: Është një nga vitet më të mira të turizmit. Ka pasur një rritje të numrit të vizitorëve. Ka sjellë një rritje të ardhurash 16% më shumë se viti 2019. Turizmi është një destinacion drejt rrugës së konsolidimit në Shqipëri. Ky vit është një nga vitet më të mira të 10 viteve të fundit. Këtë vit nëse kemi 20 mijë të munguar nga tregu ukrainas është zëvendësuar me vizitor nga Spanja, Holanda, Gjermania e Anglia që dhe sot e kësaj dite vijojnë të vizitojnë qytetet shqiptare.
