A po i zbaton këshillat e Ballukut për kursimin e energjisë? Batuta e Nard Ndokës: Vetëm dushin në grup jo

Porositë e qeverisë për të kursyer sa më shumë energji eklektrike në mesin e një krize për sigurimin e saj duket se po i zbaton edhe Nard Ndoka.

Në Ora News ai tha se duhet të ketë një lloj sensibilizimi por mes batutave që e karakterizojnë tha se ky "shtrëngim" rripi nuk shkon deri te larja në dush në grup.

A jeni sensibilizuar dhe po kurseni energji elektrike?

Ndoka: Po nën frymën e porosive të Ballukut por jo me këto porositë me dushin në grup. Këta e banalizojnë me qëllim që të bëhen objekt memesh, nuk e bëjnë rastësisht se janë deri në atë masë të paaftë dhe të poshtër. Rama e ka stil pjesën e talljes. Ashtu ështu është  formuar, nuk ka moshë të ndryshojë. Këtë edukatë e kanë dhe ministreshat e tij. Duhet të ndërtojnë politika ekonomike mbështetëse. Këta mnarrin rolin e rtallësit me qytetarët e vet, njerëzit nuk hanë bar. Këta kujtojnë se fitojnë terren, përkundrazi po bëhen çdo ditë e më tepër të urryer në sytë e qytetarëve.