Territorialja dhe takimi i Kim me Alibeajn, Ndoka: Është bërë si nënkryetarja e tij

Kreu i Partisë Demokristiane  Nard Ndoka thotë se Rama po investohet në mbajtjen të përçarë të grupit parlamentar demokrat.

I ftuar në Ora News ai tha se në këtë drejtim një dorë të fortë po jep dhe ambasadorja amerikane.

Nard Ndoka: Ishin 2 momente të arta që ta realizonim reformën. Për fatin e keq Rama tashmë e ka kapur peng me grupin Alibasha. Ka rëndësi forma se si po investohet që ta mbajnë të përçarë. Një investim po bën dhe ambasadorja e SHBA në këtë drejtim, një rol sikur të jetë nënkryetarja  Alibeajt shpeshherë. Ndarja administrative është një përzierje e politikës shqiptare.

Grupi parlamentar i PD aktualisht vijon të ketë dy drafte për reformën territoriale. Alibeaj e dorëzoi sot në kuvend, ndërsa Berisha apeloi që opozita të dalë me një draft të vetëm.