Me mbi 600 mijë ndjekës në Tik -Tok, njihuni me Grissy, studenten shqiptare në Belgjikë

Grisela Ballolli, shqiptarja 21 vjeçare që jeton prej vitesh në Belgjikë ka qenë e ftuar në emisionin "Dite e Re", RTV Ora në një lidhje skype për të folur për arsyen pse është larguar nga Shqiperia.

Modelja u bë e njohur për publikun fillimisht nga rrjetet sociale si Tik Tok dhe instagram. Ajo u spikat për bukurinë e saj dhe videot e kërcimit që ndante me ndjekësit.

Aktualisht numëron në Tik tok mbi 658 mijë persona që e ndjekin dhe e mbështesin ne videot e saj.

E pyetur nga moderatori i emisionit "Ditë e Re" nëse do ishte dashuria arsye për t'u kthyer në Shqipëri, modelja i është përgjigjur se për dashurinë do kthehej të jetonte në Shqipëri, madje me kënaqësi të madhe.