Tre raste kur ndërhyrjet estetike nuk shkuan siç duhej
Dermoestetistja Iva Çaushaj në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ka ka treguar disa raste në të cilat ndërhyrjet estetike nuk kanë shkuar ashtu siç duhej.
Rasti i parë:
Është një pamje ku situata ka vajtur keq. Në pjesën e buzëve ka një ndryshim total të anatomisë së buzë. Ndodh migrimi i acidit hyaluronik. Ka përkujdesje dhe pas injektimit, duhet konsumim i madh uji, të mos zhvillohet aktivitet fizik. Mund të ndodhin probleme dhe nga profesionistët.

Rasti i dytë:
Këtu ka injektim në zonë të gabuar. Ka ndodhur rëne e syrit. Nuk mund të bëhet asgjë. Duhet pritur që të kalojë efekti.

Rasti i tretë:
Këto janë rastet ku humbet gjithë natyrshmëria dhe kemi një pamje që dhe vetë personat e vuajnë.
Çaushaj dha dhe një mesazh.
“Ata persona që duan të kujdesen për lëkurën dashuria e vërtetë për lëkurën fillon me kujdesin nga brenda duke u kujdesur çdo ditë në mëngjes dhe mbrëmje.”